PROJEKTET

Instituti i Zhvillimit Europian është i fokusuar në projektet dhe zhvillimin e infrastrukturës rajonale dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Ekspertët teknik dhe profesional të institutit ofrohen për të ndërmjetësuar dhe implementuar problematikat që kanë lidhje me zhvillimin e vendit.

Projektet shërbejnë në orientimin e ardhshëm dhe zgjidhjen e problemeve. Ato janë të përcaktuara dhe të kufizuara në detyrat e zhvillimit të përmbajtjes me një objektiv të qartë. Metodologjia, komunikimi dhe struktura organizative në drejtim të burimeve të kohës, punës, dhe burimeve ekonomike janë vendimtare.

Instituti Zhvillimit Europian ka detyrën e saj të zbatojë në mënyrë profesionale dhe rigoroze projektet e ofruara për komunitetin dhe shtetin, për biznesin dhe sipërmarrjen. Ne mbështesim partnerët tanë në të gjitha proçeset e zhvillimit, zbatimit dhe komunikimit. Ne kemi përvojë në projekte të ndryshme.

Përveç kësaj, ne mbështesim një zhvillim social me hulumtim të përcaktuar qartë në Gjermani dhe Europë. Ne jemi në kërkim të mënyrave për të analizuar ndikimin socio - ekonomik të ndryshimit dhe të proçeseve rregulluese. Çështjet e zhvillimit këtu janë të adresuara dhe si të tilla mbahen si backup i konkurrencës lokale dhe rajonale.

Së bashku me partnerët nga sektori privat, publik gjejmë mënyra për të kërkuar për zhvillimin dhe zbatimin e risive. Universitetet dhe institucioneve kërkimore u sigurojmë ide të reja dhe njohuri në lëndën e parë për risi. Në kuadër të projekteve dhe partneriteteve, Instituti ka zhvilluar një bashkëpunim efektiv ndërmjet shume partnerëve dhe ato të niversiteteve shkencore dhe atyre kërkimore, dhe ekonomike për zhvillimin.

Kjo gjetje shkencore çon shpejt dhe me sukses në projekte dhe shërbime të reja.
Instituti Zhvillimit Europian nxit shkëmbimin e njohurive dhe të teknologjisë. Nëpërmjet krijimit të strukturave të bashkëpunimit rajonal dhe Europian aktivitetet e shpërndara inovative mund të bashkohen.

Fokusi tematik i projekteve në të cilat ne jemi përfshirë aktualisht qëndron në fushat e mëposhtme: